E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Dasho akuza qeverisë pas vdekjes së mjekut Gerond Husi: Mos e qani Gerin, por kërkojini llogari Ogertës e Ramës
Publik News

Erion Dasho akuza qeverisë pas vdekjes së mjekut Gerond Husi: Mos e qani Gerin, por kërkojini llogari Ogertës e Ramës

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka akuzuar qeverinë për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur endokrinolog Gerond Husi ditën e sotmë në Turqi.

Ai thotë se nëse vaksinat e Pfizer do të ishin administruar për 2-3 ditë dhe nuk do të ishin zvarritur pa fund, ato mund të kishin shpëtuar jetën e disa mjekëve.

Dasho thotë se numri i vdekjeve te bluzat e bardha në vednin tonë është më i lartë se në vendet që kanë dhejtëra herë më shumë mjekë se Shqipëria.

Postimi i plotë i Erion Dashos:

MOS QANI GERIN, POR KËRKOJINI LLOGARI OGERTËS DHE EDI RAMËS!

Sigurisht që sot në komunitetin e mjekëve shqiptarë dominon dhimbja. Një prej më të mirëve prej nesh,

Dr. Geri Husi u nda sot nga jeta.

Jo shumë njerëz i kanë hak fjalët e mira që thuhen për ta kur largohen nga jeta, por Geri ishte ndër ata fare pak njerëz që meritonte shumë më tepër se sa po thuhen sot për të. Ishte i veçantë dhe prandaj dhimbja e tij ndihet shumëfish.

Sidoqoftë, një pyetje më ka munduar jo vetëm sot që vdiq Geri por edhe para disa ditësh kur vdiq Dr. Gëzimi dhe pak më vonë kur humbën jetën tre infermierët.

NË SE DY MIJË VAKSINAT E PFIZER DO TË ISHIN ADMINISTRUAR PËR 2-3 DITË QË NË JANAR DHE NUK DO TË ISHIN ZVARRITUR PA FUND QË KRYEMINISTRI DHE MINISTRJA TË POZONIN ME MJEKËT E OBORRIT, PASTAJ ME “PERSONALITETET” DHE NË FUND ME “GJYSHËRIT”, A MUND TË ISHIN SHPËTUAR KËTO JETË?!

Përgjigjen e saktë asnjëherë nuk do ta mësojmë, por fakti është se edhe para vaksinës, në Europë kishte muaj të tërë që nuk vdisnin më mjekë. Vdekjet në mjekë në Shqipëri janë më të larta se vdekjet në vendet që kanë disa dhjetëra herë më tepër mjekë së ne!

Z. Kryeministër dhe Zj. Ministre,

PËRSE VAZHDOJNË TË VDESIN MJEKË DHE INFERMIERË NË SHQIPËRI?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.