E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Covid-19 nuk njeh moshë  po merr të rinjtë, vdes edhe një 32-vjeçar nga Kukësi
Publik News

Covid-19 nuk njeh moshë po merr të rinjtë, vdes edhe një 32-vjeçar nga Kukësi

 

Koronavirusi u ka marrë jetën 3 të rinjve brenda një dite. Mësohet se një 32-vjeçar nga Kukësi ka humbur betejën me Covid-19.

Fillimish u njoftua mesditën e sotme se ishte ndarë nga jeta 31-vjeçari nga Vlora Myrtezan Memushaj.

Më pas, i riu tjetër Lorenc Gavani nga Vlora nuk mundi të mbijetojë nga virusi i rrezikshëm Covid-19.

Prej ditësh ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i shtruar në in-tubim. Lenci siç e njihnin të gjithë kishte një biznes “Fast-Food” në Vlorë dhe ishte i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.

Rreth një orë më parë u bë e ditur se 32-vjeçari nga Kukësi, Xhafer Gjana është ndarë nga jeta pas infektimit me koronavirus.

Dita e sotme ka qenë një ditë e zezë për të rinjtë shqiptarë të infektuar me virusin e rrezikshëm, pasi Covid-19 u mori jetën 3 personave në moshë fare të re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.