Meta dekretoi 4 anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë, Soreca: Procesi të vijojë me shpejtësi, BE ofron mbështetje të plotë
Ambasadori i BE Luigi Soreca, ka reaguar për dekretimin e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta. Në një postim në Twitter, Soreca shprehet se tashmë janë të rëndësishme emërimet e mëtejshme në Gjykatë. Sipas ambasadorit, BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë në këtë proces. Shënimi i plotë i Sorecës “Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti@ilirmetazyrtar.
Nga 4 gjyqtarë të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. # EU do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, shkruan Soreca. Më herët
Presidenti Ilir Meta dekretoi 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë: Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Vetë Meta është shprehur i shqetësuar sot pasi e gjykon si të ngadaltë procesin e propozimit të anëtarëve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



