Autorët qëlluan me breshëri në vendin e pasagjerit, si shpëtoi shoqëruesi i “të fortit të Shijakut”
Siç mund të shihet nga videoja, autorët ka qëlluar me breshëri plumbash në xhamin e derës së automjetit.
Autorët kanë qëlluar vetëm në krahun e djathtë të automjetit, vendin e pasagjerit ku edhe ndodhej viktima. Sjellim në vëmendje që Edmond Çekiçi udhëtonte me një tjetër person që drejtonte automjetin.
Një automjet i ka prerë rrugën makinës me të cilën ata po udhëtonin. Në këtë moment shoqëruesi i Edmond Çekiçit, i cili po drejtonte mjetin, ka dalë nga makina për të pyetur çfarë po ndodh.
Një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar për vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar. Burimet thanë se autorët lëviznin me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë.
Ndërkaq, pas krimit një makinë u gjet e djegur në zonën e Sukthit, mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit. Mësohet po ashtu se brenda makinës policia ka gjetur edhe armën e krimit, një kallashnikov.
Sjellim në vëmendje që në tetor Edmond Çekiçi ishte arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje, por u lirua nga gjykata pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



