E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy vëllezërit e plagosur nipat e Gentian Doçit, i akuzuar për zhdukjen e Jan Prengës
Lajme

Dy vëllezërit e plagosur nipat e Gentian Doçit, i akuzuar për zhdukjen e Jan Prengës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku dy vëllezër u plagosën me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sikundër mësohet Hoten dhe Marjan Doçi janë qëlluar me armë zjarri ndërsa po lëviznin me mjetin e tyre drejt zonës.

Ajo që tashmë është e konfirmuar është se të dy vëllezërit janë nipa të Gentian Doçit, një nga shtetasit që akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020 në Kamëz.

Gentian Doçi është xhaxhai i dy vëllezërve të plagosur.

Familja Doçi në Shkodër është e njohur për precedentët penalë.

Ata janë pjesë e operacioneve të OFL dhe mendohen se kanë lidhje me krimin e organizuar.

Gentian Doçi rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.