E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta në familjen e heroit Arjan Sala: Simbol i vetëmohimit për njerëzit!
Publik News

Ilir Meta në familjen e heroit Arjan Sala: Simbol i vetëmohimit për njerëzit!

Presidenti i vendit, Ilir Meta, pas një postimi të ndjerë dhe vlerësues për aktin heroik të Arjan Salës, paraditen e kësaj të shtune ka bërë edhe një vizitë në shtëpinë e 32- vjeçarit. Pas përkrahjes dhe ngushëllimeve që ka shprehur brenda shtëpisë së tij, presidenti ka folur edhe për mediat.

Meta deklaroi se Arjan Sala shpëtoi shumë jetë njerëzish dhe tashmë ai është simbol i vetëmohimit dhe i dashurisë për njerëzit.

Meta tha: “Isha sot për të takuar, për të ngushëlluar familjarët e heroit të kësaj ngjarjeje, sepse falë përkushtimit  të tij, kemi një bilanc që nuk shmangu fatalitetetet, por shpëtoi shumë jetë të tjera njerëzore.

Ishte edhe një ngjarje për të reflektuar për strukturat e emegjencave për një reagim më të shpejtë dhe profesional dhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla të këtyre përmasave duhet t’i raportojnë pa censurë, pasi këto janë ngjarje mjaft tronditëse, janë ngjarje ku çdo institucion të vihet para përgjegjësisë për të përmbushur detyrimet për të shpëtuar jetët e qytetarëve.

Theksoj dhe njërherë, heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më. Fale angazhimit të tij u shpëtuan shumë jetë. Do ta kujtojmë gjithmonë shembullin e tij si qytetar i përgjegjshëm për një njeri i cili pranoi të lërë pas jetën e tij që shumë familje të tjera të mos kishin viktima,” tha Presidenti.

Meta deri më tani është i vetmi politikan dhe shtetar, që ka shkuar pranë familjarëve të Salës. Ndërkohë ende nuk ka asnjë prononcim apo deklaratë nga kryeminstri, qeveria apo institucionet përkatëse

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.