Padishahut Edi Rama i pëlqen nënshtrimi dhe arti i servilosjes dhe nënshtrimit turkoshak
Ka diçka të ulët, të shpifur, në mos po të poshtër, tek lëvdatat që vartësit i bëjnë shefit të tyre. Vetë shefi, po të ishte normal, për shkak të etikës, duhet t’i ndalonte gjëra të tilla. Kemi vënë re se Padishahut tonë Edi Rama i pëlqejnë gjëra të tilla, veçanërisht kur bëhen nga vartës të tillë që quhen Spiropali, Gjiknuri, Ahmetaj dhe sidomos Veliaj.
E gjithë ky art servilosje dhe nënshtrimi është krejt turkoshak. Sepse Padishahut Edi Rama i pëlqen nënshtrimi. Kadare tek Kronikë në gur flet për një personazh të çuditshëm, Vasiliqinë, e cila, në krye të një grupi ushtarësh, dilte në krye të ekspeditave ndëshkimore, dhe vlerësonte: ky më pëlqen, ky tjetri s’më pëlqen. Ai që s’i pëlqente Vasiliqisë shkonte në satër. Edhe sot në Gjirokastër thonë: të preftë syri i Vasiliqisë.
Po ka më keq sesa të presë syri i Vasiliqisë dhe ky është të të presë syri i Edi Ramës. Vartësit e dinë se të të presë një sy i tillë do të thotë të zhdukesh në asgjëkund, në anonimat. Ndaj herë pas here, si ata zogjtë e skëterrës, vazhdojnë të lyejnë pendët me glasat e veta, domethënë të vetposhtërohen me qejf.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



