Kreu i PD dhe bashkëshortja e tij zhvillojnë homazhe në nder të Bashkim Finos
Homazhet për ish-kryeministrin dhe deputetin socialist po mbahen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30.
Bashkim Fino do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 16:00.
Sjellim në vëmendje që 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale.
Më herët përmes një mesazhi në “Twitter” kryedemokrati shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Finos, duke shprehur bidnjen se kontributi i tij në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



