E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizte gjatë orës policore me armë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Publik News

Lëvizte gjatë orës policore me armë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Tiranë, pasi lëviste me armë në makinën e tij, gjatë orës policore.

Më pas policia ka bërë një kontroll në banesën e tij dhe i ka gjetur një armë tjetër.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari me iniciale M. T., banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij gjatë orës policore, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, njëra që u gjet në mjet dhe tjetra që u gjet në banesë.

Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte  marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.