E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati në KAS/ Reagon Yuri Kim: Autoritetet të sigurojnë kushte të barabarta, çdo gjë më pak, hap prapa për demokracinë
Publik News

Debati në KAS/ Reagon Yuri Kim: Autoritetet të sigurojnë kushte të barabarta, çdo gjë më pak, hap prapa për demokracinë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për debatin e zhvilluar në KAS lidhur me ngjashmërinë e logos mes Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike si edhe për vendimin e KAS për të ndryshuar fletën e votimit nga me emra sikundër u miratua nga KQZ, në me numra, kërkesë kjo e PS.

ambasadorja Yuri Kim

 

 

“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për demokracinë”-shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj.

Një ditë më parë partia Bindja Demokratike, pranoi vendimin e KQZ, duke depozituar pranë saj logon e saj të ristilizuar ku në ndryshime përfshihej shkrimi i emrit ‘Bindja Demokratike’ ku fjala ‘Bindja’ ishte me shkronja më të mëdha se fjala ‘Demokratike’, ristilizimi i shkronjës B në sigël dhe mbyllja e saj totale me qëllim që shkronja B të ishte më evidente në sigël si edhe ndryshimin e ngjyrës duke e bërë nga bojëqielli në blu.

Por sigla e pasyqruar më pas në faqen zyrtare të KQZ për kreun e Bindjes Demokratike, nuk kishte lidhje me siglën e stilizuar prej tyre, ndaj edhe iu drejtuan KAS për vendimmarrje. Sakaq PD do i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, pasi pretendon qe logo e BD është e ngjashme me ate te demokrateve cka sipas tyre krijon konfuzion te votuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.