Lulzim Basha drejt Malësisë së Madhe. Zbret nga makina dhe takon mbështetësit demokratë, ja momentet
https://youtu.be/fbHLbT75zPU
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar sot Malësisë së Madhe, ku do të zhvillojë takime në Koplik, ndërkohë që na ndajnë më pak se tri javë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kryedemokrati ka zbritur për pak minuta nga makina duke takuar simpatizantët që kishin dalë për ta pritur në rrugë.
Mbështetësit e Partisë Demokratike brohorisnin vazhdimisht fjalët: “Basha! Basha”, “Rama ik!” dhe “Fitore!”.
Një varg i gjatë automjetesh po shoqërojnë kreun e selisë blu gjatë rrugës për në Koplik. Si gjithmonë, nuk mungojnë flamujt e PD-së që valviten përgjatë gjithë rrugëtimit.
Më herët mëngjesin e sotëm Basha ishte në Durrës ku u takua me përfaqësues të komuniteti të të ardhurve në qytetin bregdetar. Kryedemokrati u angazhua se kur PD të vijë në pushtet do të konfiskojë pasuritë e zyrtarëve të korruptuar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatë elektorale zhvilloi një takim me banorët në qytetin e Durrësit premtoi realizimin e një amnistie në sekorin energjitik me ardhjen në pushtet të PD-së.
Kryedemokrati gjatë fjalës së tij, foli edhe për gjyqin që biznesmeni Francesko Becetti fitoi ndaj qeverisë Rama, ku taksapaguesit shqiptar duhet të paguajnë 110 milionë euro. Basha u shpreh se me ardhjen në pushtet, do të bëjë amnistinë e parë duke anuluar marrëveshjet e qeverisë Rama të cilat sipas tij rëndojnë mbi 335 mijë familjeve shqiptare.
Kreu i PD-së theksoi se pasi të marrë drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do t’i konfiskojë pasurinë pushtetarëve të korruptuar, ndërsa shton se një natë para zgjedhjeve shkojnë tek banorët për tu blerë votat.
Basha u bëri thirrje banorëve nga Durrësi që të mos e shesin votën më 25 prill dhe të largojnë individët të cilët trokasin në derë për tu blerë votën.
“110 milionë euro gjoba që Edi Rama do ti bëjë një të çarë buxhetit të shtetit, nuk do të paguajë nga Buxheti i Shtetit, por ne do ti konfiskojmë pasurinë e pushtetarit të korruptuar dhe ortakëve të tij.
Sepse paratë e taksave të shqiptareve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar, përkundrazi ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që të rëndojë mbi 335 mijë familjeve shqiptare e kam fjalën për ato marrëveshjet një faturë e padrejtë një faturë që paguan luksin e qeveritarëve me ato lekë pastaj që ua mbledhin muaj për muaj tash tetë vite vijnë si hajdutët natën e fundit për ti blerë votat, I thoni largohuni, ikni, boll më.
Dhe unë ju garantoj se në sektorin energjitik, amnistia e parë që do të bëjmë është anulimi i këtyre marrëveshjeve dhe heqja së bashku e kësaj barre të rëndë ndaj këtyre 335 mijë familjeve shqiptare.”- u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



