E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Për Ramën kandidatët janë numra”/ Artur Zheji: Ka krijuar një parti mbi imazhin e vet!
Publik News

“Për Ramën kandidatët janë numra”/ Artur Zheji: Ka krijuar një parti mbi imazhin e vet!

Analisti Artur Zheji teksa komenton fletën e votimi thotë se për kryeministrin Rama, kandidatët janë thjesht numra.

artur zheji

 

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i’’ në News24, Zheji kritikon edhe kandidatët e PS për të cilët thotë se pranuan të bëhen numra. Ndërkohë analisti shprehet se më të vjetrit prej tyre në kohën e Nanos dhe Metës “të nxirrnin sytë” që mos ktheheshin sërish tek Partia e Punës, ndërsa sot janë në fund të listës.

“Thelbi është ky, për kryeministrin gjithë kandidatët janë vetëm numra. Numri është pa identitet. Lufta është mes identitetit dhe mos identitetit. Shoku Enver thoshte partia ka vendosur, partia tha dhe ne s’jemi asgjë para partisë. Numra, jo identitete, jo fytyra, jo asosacione mbi personalitete. Shfarosje personaliteti. Betejë tjetër shumë në skaj, tregon natyrën e personit që sheh vetëm veten në pasqyrë e zhduk gjithë sfondin mbrapa.

Ai le ti bëjë edhe shkronja. Le t’i bëjë edhe flutura me 5 ngjyra, me 7 ngjyra. Unë nuk do pranoja. I madh është, i çoi senatorët në fund të listave.

Është e vetmja gjë me të cilën jam dakord, unë e kam dashur shumë Majkon, është kokërr asgjëbërësi. Pra një njeri që pranon pa luftë fatin e tij, fati mund të jetë idhnak, sfidues, gri, ti do luftosh. Por një njeri që qesh kështu, pranon të të heqin identitetin, ku është identiteti i PS. Një militant klasik socialist do shkoje te votoje nuk sheh Majkon, Xhafajn, sheh numrat 27/2.

Rama ka krijuar një parti mbi imazhin e vet. Kjo është një zotësi Monocentriste është një monarki e ndritur. Këta që në kohën e Fatos Nanos dhe të Ilir Metës të nxirrnin sytë, pikërisht për këtë gjë, që mos kthehemi në Partinë e Punës, ishte shumë me xheloze se PD, dhe filluam ta duam PS për demokracinë e brendshme që kishte dhe distancoheshim nga PD. Kur ‘senatorët’, që unë nuk i quaj të tillë, pasi nuk e kanë treguar që janë senatorë, ça të them. Unë po i them popullit, popull tani numra u bënë sot këta, nesër mund të bëhen e qepë e patate. Me popullin e kam unë, Rama është në rregull” tha ndër të tjera Zheji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.