E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Menaxheri i hotelit zbulon detaje nga arrestimi i kontrollorëve: Ndodhi rreth orës 23:00, disa ishin tek bari dhe…
Publik News

Menaxheri i hotelit zbulon detaje nga arrestimi i kontrollorëve: Ndodhi rreth orës 23:00, disa ishin tek bari dhe…

Të tjera detaje kanë dalë nga shoqërimi në Komisariat i kontrollorëve të Albcontrol, të cilët një natë më parë kanë qëndruar në hotel. Menaxheri i hotelit ku qëndruan kontrollorët, Dashi Shehu, tha në një intervistë për “News 24” se uniformat blu mbërritën jashtë hotelit që në orën 22:00 ku po priste urdhrin për shoqërimin e tyre.

Hoteli 1Sipas Shehut, shoqërimi ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe nuk ka patur rezistencë.

“Rreth 25 dhoma ishin prenotuar. Disa prej tyre kishin marrë dhoma, disa ishin tek bari. Rreth orës 23:00 erdhi policia dhe i mori. Rreth orës 22:00 kishte ardhur policia. Furgonat po prisnin jashtë që të merrnin urdhër për ti marrë. U morën edhe pjesëtarë të stafit për sqarime të mëtejshme, por pas 2-3 orësh edhe ata u lanë të lirë. Policia këtu u shfaq rreth orës 22:00 të darkës, po i monitoronin kontrollorët dhe më pas bënë thirrjen që i morën dhe i shoqëruan. Policia në dhoma nuk është futur. Kontrollorët i thirrën përmes telefonit edhe erdhën. Pak a shumë ata ishin përgatitur se diçka e tillë mund të ndodhte dhe i morën dhe i shoqëruan. Situata ishte e qetë. Ata kishin dhe avokatin aty gjatë kohës dhe kur ikën në komisariat”, tha ai.

I pyetur nëse Policia ka marrë pamjet e sigurisë nga hoteli, ai tha se nuk i janë kërkuar pamjet, por hoteli është në dispozicion që ti japë.  Sjellim në vëmendje që u shoqëruan 26 kontrollorë, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të qëndrojnë në Komisariat.

 

Në mesin e të shoqëruarve është edhe Pirro Lako, i cili ka thënë për mediat se i kanë sekuestruar telefonin, dhe se brenda në komisariat iu ishte mohuar e drejta e mbrojtjes.

KONTROLLORI LAKO
KONTROLLORI LAKO

Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?

Lako: Që nga ora 11 e darkës.

Çfarë ju komunikua?

Lako: Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojt.

Firmosët diçka?

Lako: Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

Telefoni është aktualisht i sekuestruar?

Lako: Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.