E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri i Brendshëm flet për bllokimin e fluturimeve: Nuk cënohet siguria kombëtare, por…
Publik News

Ish-ministri i Brendshëm flet për bllokimin e fluturimeve: Nuk cënohet siguria kombëtare, por…

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mendon se paralizimi i fluturimeve në Rinas është më tepër një problem për interesat e qytetarëve se sa cënim i sigurisë kombëtare.

 

 

Duke folur në A2 Business, Lleshaj theskoi se konflikti i krijuar mes kontrollorëve dhe Qeverisë duhet të zgjidhet me dialog.

“Shoh një problem të interesave qytetare, sesa sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti por cenohen interesat e shumë qytetarëve. Shumë plane të qytetarëve janë prishur sot, cenohen interesat e ligjshme.

Konflikti nuk zgjidhet me Forcat e Armatosura e polici, por me dialog mes palëve. Nëse kjo është çështje politike është turp është e turpshme që të përdoren instrumente të kësaj natyre për të realizuar qëllimet politike.

Nuk mund të shkohet në situata ultimative. Është përgjegjësi e lartë penale nëse nuk garantojnë shërbimet emergjente. Nëse një avion do të ulet në Rinas për një situatë emergjente dhe ti nuk e lejon atëherë ti bën një krim. Të ulen dhe të gjejnë zgjidhje.

Shoh tension në të dy palët dhe është gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët. Albcontrol është pasuri kombëtare. Çështja e pagave është e rëndësishme dhe meritojnë pagat e larta, por po flasim për një situatë të veçantë, ku pagat e të gjithë etniteteve janë ulur dukshëm dhe kjo duhet sqaruar mirë.

Pagat janë në rrelacion të drejtë me njëra-tjetrën. Nuk mund të merren para në rrugë të tjera duhet ndarë së pari çështja nëse kemi të bëjmë me problem stresi psikologjik shëndetësor, apo ekonomik e financiar. Unë dua t’i mirëkuptoj por qëllimi i një hapi të tillë duhet te jetë i kufizuar te zgjimi i vëmendjes publike dhe besoj që është realizuar qëllimi i tyre për t’u dëgjuar nuk mund të shkohet në ekstreme të tjera se ka shumë punonjës në Shqipëri që mund të bëjnë dëm të madh”, u shpreh Lleshaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.