Ministria e Transportit në negociata vende të BE-së për zëvendësimin e kontrollorëve
Ministria e Transportit po zhvillon negociata me disa vende të Bashkimit Evropian për zëvendësimin e kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri, të cilët kanë braktisur punën.

Mësohet se lëvizja vjen pas mbledhjes së mbajtur dje nga Komiteti i Emergjencave Civile, që i hapi dritën e gjelbër zëvendësimit të kontrollorëve. Marrja e OK-it Komiteti i Emergjencave Civile shkurton procedurat e zëvendësimit të tyre.
Mësohet se është marrë përgjigje pozitive nga disa vende partnere. Zëvendësimi i kontrollorëve pritet të zgjasë derisa të zgjidhet situata.
Ndërkaq, ende sot vazhdojnë të jenë të pezulluara fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”, të paktën deri në orën 14:00. Fluturimet u pezulluan dje pasi kontrollorët shpallën paaftësinë e përkohshme për punë me argumentin se janë të stresuar. Lëvizja e kontrollorëve erdhi pas përgjysmimit të pagave të tyre, që sipas ministrisë është bërë për shkak të efektit të pandemisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



