E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama nuk donte ta zgjidhte ngërçin në aeroport”- Zheji: I trajtoi punonjësit si armiq dhe bëri viktimën. Duke pasur vëllain e madh në Ankara…
Publik News

“Rama nuk donte ta zgjidhte ngërçin në aeroport”- Zheji: I trajtoi punonjësit si armiq dhe bëri viktimën. Duke pasur vëllain e madh në Ankara…

Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën në Aeroportin e Rinasit, ku për 24 orë u bllokuan fluturimet pasi kontrollorët braktisën punën.  

gh

 

 

Zheji beson që kryeministri Rama i kishte instrumentet financiare për ta zgjidhur ngërçin, por sipas tij, ai zgjodhi të bënte një teatër elektoral që të dilte si triumfator në finale.

“Zgjodhi rrugën e forcës. I degdisi ata menjëherë. U porosit ministri të thoshte grusht shteti. Ata u trajtuan si armiqtë të popullit, jo si punonjës. U kërkua ndihmë te Greqia dhe te Turqia. Sipas kalkulimeve të Ramës dhe këshilltarëve ky operacioni del me sukses, sepse tregon forcën e tij si kryeministër 15 ditë para zgjedhjeve”,  tha Zheji në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24”.

“Berisha dhe Meta janë gogoli i pikturuar, për t’u thënë njerëzve: uji fle, hasmi nuk fle. Por Gjergj Elez Alia mori shpatën edhe e shpëtoi nga bajlozi. Një njeri që do të zgjidhi krizën ka fonde pa limit. Puçrra e tyre ka një vit që mbledh qelb, një moment do plasë. Rama e kishte instrumentin financiar. Nuk kishte si të dështonte ne negocim.

Rama donte të bënte viktimën me “çunat borgjez”, që venë diskutim sigurinë kombëtare. Ky është teatri elektoral që ai ka përgatitur. Nuk donte ta zgjidhte. I paraqitet një incident i vogël, e shndërron si tragjedi kombëtare, për të dalë si triumfator që ta zgjidhë në finale. Duke pasur edhe vëllain e madh në Ankara!”, shton ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.