E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau fqinjin pas sherrit për tubin e uji, vetëdorëzohet Altin Mera
Publik News

Vrau fqinjin pas sherrit për tubin e uji, vetëdorëzohet Altin Mera

Altin Mera, i shpallur në kërkim dje si një nga autorët e vrasje së 50-vjeçarit Xhetan Konesha në Dibër, është vetëdorëzuar sot në polici. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ai, prej ditës së djeshme, qëndronte i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para policëve që po bënin krehjen e zonës, me qëllim arrestimin e tij.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Luzni të Dibrës, ku viktima u konfliktua me Altin Meren dhe vëllain e tij, Muhamet Mera, 30 vjeç, që u vu në pranga dje. Sipas banorëve të zonës konflikti është i vjetër dhe e ka zanafillën për një tubë uji, ndërsa policia arriti të arrestonte Muhamet Merën, por vëllai i tij, Altin Mera u arratis, duke u larguar në pyll, derisa u vetëdorëzua sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.