E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja e Ramës për bashkëpunim pas 25 prillit/ Reagon Basha: Shqiptarët do të votojnë numrin 9 për ta larguar nga pushteti dhe kurrë nuk do të jetë…
Publik News

Thirrja e Ramës për bashkëpunim pas 25 prillit/ Reagon Basha: Shqiptarët do të votojnë numrin 9 për ta larguar nga pushteti dhe kurrë nuk do të jetë…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama se pas 25 prillit do të bashkëpunonte me të me kusht që të distancohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Basha shkruan në Twitter se më 25 prill, shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha.

Por Rama ka reaguar per pak minuta duke i  thënë:

Rama pyet Bashën se pse për të janë më të rëndësishëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërsa shton se duhet lënë pas politika e vjetër e konfliktit deri në absurd.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.