E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta denoncon rastin konkret: Patronazhistët përndjekin qytetarët në rrjetet sociale dhe më pas gjobiten nga autoritetet shtetërore
Publik News

Presidenti Meta denoncon rastin konkret: Patronazhistët përndjekin qytetarët në rrjetet sociale dhe më pas gjobiten nga autoritetet shtetërore

Duke paralajmëruar se ditë në vijim do të publikohen fakte interesante për patronazhistët, Presidenti Ilir Meta publikoi rastin e një sipërmarrësi në fushën e udhëtimeve.

Nga selia e Presidencës, kreu i shtetit tha se i riu Erjon Mane, ishte kontrolluar nga patronazhistët në rrjetet sociale ku kishte publikuar një foto me drejtuesen e LSI-së dhe se kjo sipas Presidentit kishte shërbyer si motiv për t’i vënë gjoba të shumta.

“Ditën e shtunë marr një mesazh nga një qytetar. Kam diçka shumë serioze nga patronazhistët. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet herë pas here dhe sot e kuptova. Dua të përballem në emision të drejtpërdrejt me ndihmën tuaj.

Nuk më tremb asgjë, as gjobat e këtyre horrave. Më i shkatërruar se jam. Të gjobitesh në 2001 pse ke nxjerrë foton e një politikani dhe të të vënë gjoba është për të ikur për azil. Tani e kuptuat pse është të ikësh natën.

Dhe më sjell një bisedë midis atij dhe Blendi Gonxhes. Më çon foton e kryetares së LSI-së. Postimi ka dy muaj dhe ma dërguan tani. Zotëria është këtu. Unë e ftoj të vij dhe ta sqaroj nga afër. Është një situatë tepër skandaloze se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë qytetarët e Shqipërisë. Se si bëjnë postime dhe pastaj shihet çfarë halli kanë. Më pas fotot, i dërgohen drejtorive përkatëse. Çdo gjë që ndodh ty e kam personale me bablokun e Rilindjes”, tha Presidenti.

Meta: Çdo qytetar është në survjeim, çdo qytetar është në survejim edhe në rrjetet sociale.

Do kërkoj që nesër hetimin e kësaj çështje, se ai Blendi Gonxhe gjoja kaq qenë edhe student i dhjetorit. Në një emision ai tha se un jam horr dhe isha horr se një person pa uniformën e policisë dhunoi drejtuesin e FRD-së. Duhet të prisja deri sa të vritej.

Deri kur do t’ju dhunojnë në këtë mënyrë. 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë. Nesër do të bëjmë padi, një nga shoqëruesit e mi do t’ia vë Erionit.

Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët dhe i kishin çuar një lajm të një agjencie lajmesh sikur unë kisha sulmuar gruan e Damianit.

Ajo më thotë babi mos pi më të lutem, nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit. Ja shiko lajmin më tha. Unë s’jam mësuar të merrem as më gratë e të tjerëve. I them Tedit ta shikonte se mos kisha bërë ndonjë lapsus, por në të vërtetë kisha thënë ‘Gurusë’.

Thoji babit të qetësohet, po ngre zërin shumë, të jetë i qetë, të ruajë figurën e presidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.