Zv.drejtori i Policisë: Nga sot forcat Komando marrin në ruajtje…
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se deri më tani janë bërë 30 referime në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.
“Nga informacionet e strukturave vendore të policisë, si dhe ndjekja e situatës për procesin zgjedhor, deri në datën 21.04.2021 gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore dhe aktiviteteve elektorale janë evidentuar:
- 30 referime në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhjet.
- 6 njoftime të ndryshme që lidhen me zgjedhjet.
Nga strukturat policore, në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë trajtuar dhe po hetohen me përparësi veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, që prekin zgjedhjet e lira, sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe kryesisht me shitblerjen e votës”, tha Dervishaj.
“Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje nga sot ora 14:00 dhe deri ditën e martë, të 74 objekteve të rëndësishme shtetërore, nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore”, vijoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



