Replikat me Yuri Kim/ Presidenti Meta: I dua SHBA-të
Një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku ndër të tjera foli për replikat me ambasadoren Yuri Kim
Kreu i shtetit theksoi se i do SHBA-të si vend të lirisë dhe demokracisë, por shpreh se nuk impresionohet nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht.
“Lidhur me çështjen e SPAK-ut e di që janë shumë të ngarkuar. Tani siç i dini ju, presidenti i Serbisë ndëryhri në punët e brendshme të Shqipërisë. Doli me parrullën që Lulzimi është kukull e doktorit, por kishte edhe sondazhe të besueshme nga Batoni që është njeriu më besueshëm i Beogradit, edhe tha që aty aty janë në Shqipëri. E te gjitha këto që po ndodhin në Elbasan, e Kavajë, janë pjesë e këtij skenari që të tjetërsohet vullneti i popullit shqiptar për ndryshim edhe të çohet me dhunë duke përdorur policinë e partisë dhe patronazhistët, duke përdorur prokurorët e Agaçit. Kam respekt për partnerët ndërkombëtar. I dua SHBA-të sepse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci dhe jam i angazhuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE sa më shpejt. Edhe kjo do të ndodhi se sbën. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës. Shqipëria do të shndrisë. Tani prokurorët, policët të bëjnë detyrën.
Nuk impresionohet presidenti i Shqipërisë nga të gjithë lobistët që flasin anglisht edhe mendojnë serbisht. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Qytetarët janë ndërgjegjësuar që vota e tyre është fuqia e tyre. Shqipëria do të jetë model i demonstrimit të sovranitetit të popullit të Shqipërisë. Kështu që ju falënderoj shumë dhe ju ftoj të jeni në gatishmëri që të parandalojmë çdo incident. Të merren masa urgjente për të gjithë prokurorët që kanë bërë ping-pong me kallëzimin e PD. Boll u bë ping-pong me dosjen e Shijakut dhe Dibrës, duhet të ishin në burg ata që i porosit ai të bëjnë tërmet, le ta provojë ta bëjë tërmet në Vlorë”, tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



