E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapet gjatë natës dritarja e KZAZ-së, drejt vendngjarjes ekspertët e KQZ-së
Publik News

Hapet gjatë natës dritarja e KZAZ-së, drejt vendngjarjes ekspertët e KQZ-së

Një incident është regjistruar në qytetin e Laçit një ditë para zgjedhjeve. Korrespondenti i “Panoramës” raporton se gjatë natës është gjetur e hapur dritarja e një objekti KZAZ-je.

kurbin 1

Konstatimi është bërë mëngjesin e sotëm nga përfaqësues të KZAZ-së, të cilët kanë lajmëruar policinë si dhe KQZ-në.

Policia ka nisur verifikimet nëse ka hyrë ndonjë person brenda, ndërsa pritet që në vendngjarje të mbërrijnë edhe ekspertët e KQZ-së. Ata do të verifikojnë nëse ka pasur prekje apo dëmtime të materialeve zgjedhore.

Sipas kryetarit të ZAZ Kurbin Islam Ismaili, një dritare është gjetur e hapur dhe dikush ka lënë gjurmë tek pravazi i saj, ndërsa baza materiale rezulton të jetë e paprekur. Ndërkohë që ende nuk ka nisur shpërndarja e tyre në qendrat e votimit.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë material, por po pritet vendimi nga KQZ-ja për shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Ndërkaq, në KZAZ-të 12 dhe 13 në Lezhë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për në qendrat e votimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.