E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Floriana Garo: Në fund të numërimit qytetarët do shohin sa e madhe është fitorja jonë
Publik News

Floriana Garo: Në fund të numërimit qytetarët do shohin sa e madhe është fitorja jonë

Për Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim do të fitojë këto zgjedhje. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo u shpreh se në fund të numërimit të votave, qytetarët shqiptarë do të shikojnë fitoren e Partisë Demokratike.

floriana garo

Garo bën thirrje për durim, duke theksuar se cdo votë do të numërohet dhe cdo zë do të dëgjohet.

“Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.