E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji: Rikuperuam më shumë se 7 mijë vota në Korçë
Publik News

Salianji: Rikuperuam më shumë se 7 mijë vota në Korçë

Kandidati i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, ka dhënë një deklaratë për mediat, pas rezultateve të publikuara lidhur me votat e marra nga partitë politike.

Salianji është shprehur se nuk ndihet i gëzuar me rezultatin e marrë në qarkun e Korçës apo rezultatin në rang vendi, por falënderoi të gjithë qytetarët që e votuan duke përmendur se kanë qenë në presionin e shit-blerjes së votave dhe intimidimit me anë të formave të ndryshme.

Megjithatë ai shtoi se PD ka rikuperuar mbi 7 mijë vota në qarkun e Korçës dhe deri më tashmë janë brenda pritshmërive.

‘Pas përfundimit të procesit të numërimit, padyshim që nuk jam i gëzuar por jam mirënjohës për votat e të rinjve të cdo votuesi, që në një klimë të madhe të tensionit ku ka pasur intimidime ndaj tyre dhe frikësime pas ngjarjeve të ndodhura në qarqe të ndryshme.

Me mbështetjen e qytetarëve kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qarkun e Korçës.

Jemi brenda pritshmërive dhe objektivave të vendosura në zonat që mbulojmë. Ne do të vazhdojmë përpara deri në përfundimin total të procesit të numërimit’- tha Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.