E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëlloi me armë zjarri pronarin e fasonerisë, policia arreston autorin e dyshuar
Publik News

Qëlloi me armë zjarri pronarin e fasonerisë, policia arreston autorin e dyshuar

përfunduar në prangat e policisë autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 61 vjeçari në Fushë Krujë, pronar i një fasonerie.

skene-krimi-1

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Fatmir Rrahmani, 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Arben Dedja mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit midis autorit dhe viktimës.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur”  Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.