E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë, nis prishja e ndërtimeve që u ngritën gjatë fushatës
Publik News

Sarandë, nis prishja e ndërtimeve që u ngritën gjatë fushatës

Ende pa u zyrtarizuar fitorja, qeveria e Edi Ramës ka nisur shkatërrimin e ndërtimeve në zona të ndryshme të vendit.

Pas prishjes së ndërtimeve në Durrës, një aksion i tillë ka nisur dhe në Sarandë.

Policia Bashkiake e Sarandës, me mbështetjen e forcave të Policisë së Rendit, ka filluar ditën e sotme prishjen e disa ndërtimeve, të cilat sipas policisë, janë pa leje.

Këto ndërtime janë ngritur gjatë periudhës së fushatës elektorale. Duket se qeveria e ka mbyllur një sy gjatë fushatës, me qëllim që të ju marrë votat, dhe tani po ua shkatërron investimet.Janë rreth 20 objekte të tilla të cilat janë për t’u prishur gjatë këtij aksioni, shkruan SarandaWeb.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.