Meta letër deputetëve: Takohemi në 10 maj
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë Komisionit për Çështjet Ligjore i cili mblidhet këtë 5 maj, për të shqyrtuar kërkesën e 50 deputetëve të Kuvendit për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës
Presidenti Ilir Meta, me anë të drejtorit të Kabinetit, Edmond Panariti, i ka dërguar kuvendit një letër ku parashtron arsyetimet e tij.
‘Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet’, shkruan Meta në letrën e tij.
Presidenti gjithashtu i kërkon kuvendit që të hetohen krimet zgjedhore në Kavajë dhe Elbasan dhe mbështetjen që Rama u jep bandave
Duke folur në lidhje me keqpërdorimin e mesazheve telefonike, në letrën drejtuar Kuvendit presidenti pyet nëse ‘gruaja e Taulant Ballës në kompaninë telefonike nga u dërguan SMS-të?’.
‘Diskutoj me deputetët legjitimë, nëse janë të gatshëm të hetojnë kolegët e partisë së tyre’, shkruan Meta në letrën e tij.
Gjithashtu presidenti pyet deputetët: ‘A e hetoni dot shefin tuaj?’.
‘Takohemi në 10 maj, Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare’, shkruan presidenti Meta në letrën drejtuar Kuvendit.
Më poshtë, letra e plotë e presidentit Meta për Kuvendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



