E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësuesve ju ulen rrogat pas zgjedhjeve
Publik News

Mësuesve ju ulen rrogat pas zgjedhjeve

Rritja e rrogave të mësuesve me 50 mijë lekë të vjetra në muajin Janar, duket se ka qenë vetëm për zgjedhje, pasi pas votimeve rrogat janë ulur sërish. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një punonjësi të Zyrës Arsimore në Rrogozhinë, i cili thekson se mësuesve këtë muaj ju është dhënë12 mijë lek më pak rrogë, ndërkohë që flitet tu hiqen edhe vështirësitë e punës si dhe pagesa e rrugës.

Postimi i Berishës: Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek. Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb Pershendetje !!! Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga. Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna. Ju faleminderit !!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.