Ja kujt i besohet drejtimi i IKMT-së pas Dallëndyshe Bicit
Dallëndyshe Bici ish drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), e cila garoi për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit, në listën për deputete të PS-së u emërua nga Rama pak javë parë në pozicionin e zv.ministres së Mbrojtjes duke e lënë vakant vendin e kryeinspektorit të IKMT-së.
Në vendin e saj është emëruar Ajet Zyberaj. Lajmin e bën me dije Piro Lutaj ish-deputet i PS sê,përmes një postimi në rrjetin social facebook.
PREZANTIMI
Ajet Zyberi më herët ka shërbyer në Policinë e Shtetit, në postin e drejtorit të policisë në Korçë. Ai u prezantua sot nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi gjatë një takimi me strukturat e Policisë.
Ministri i Brendshëm falënderoj Dallëndyshe Bicin për punën e kryer ndër vite në krye të IKMT-së
“Me ndryshimet që do të bëjmë në drejtimin e IKMT-së dhe këtu gjej rastin të falënderoj edhe Dallëndyshe Bicin për punën shumë të mirë që ka bërë në të gjithë këto vite në krye të IKMT-së, si dhe ti uroj punë të mbarë Ajet Zyberit për marrjen e detyrës së re si drejtues i ri i IKMT-së”- tha Çuçi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



