Arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi
Burime nga policia thanë se 21-vjeçari nga Bangladeshi, kundrejt fitimit, u arrestua në flagrancë duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm.
Sipas të njëjtave burime, shtetasi me inicialet I.S., u kap në afërsi të fshatit Grapsh, duke ndihmuar emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Mësohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.
Policia, sqaroi më tej se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
U kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 21-vjeçari nga Bangladeshi.
Sekuestrohet një aparat celular.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.
Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



