Ardit Çela nxjerr dokumentet: KQZ futi duart dje në kuti duke vazhduar masakrën elektorale

Kandidati kryesues i LSI-së në qarkun e Beratit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, Ardit Çela, ka bërë një tjetër denoncim duke u shprehur se “KQZ futi duart dje në kutinë e votimit, duke vazhduar masakrën e procesit”.

Ndërsa e konsideron si “perla e radhës nga qendra e votimit 3445”, Çela thekson se në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra, ndërsa në procesverbalin e mbylljes së votimit janë 700 fletë votimi.
Denoncimi i Çelës
Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakrën e procesit. Në procesverbalin e marrjes ne dorëzim raportohen 738 flete votimi të tërhequra! Në procesverbalin e mbylljes se votimit raportohen 700 flete votimi! Ndërkohë që raportohen 310 votues, dhe fletë votimi 314. A keni akoma dyshime?


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



