E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja amerikane: Jemi të kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit!
Publik News

Ambasadorja amerikane: Jemi të kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e 25 prillit!

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se SPAK ka bërë shumë përparim, ndërsa kërkoi nga mediat të jenë më të guximshëm për të raportuar dhe për të folur për ngjarje të mëdha.

Kim ju referua një rasti verën e shkuar, ndërsa tha se një një çështje e madhe, që përfshinte trafikun e drogës dhe kishte lidhje me median dhe biznesin nuk u trajtua nga gazetarët dhe mediat.

Ambasadorja bëri edhe një rezume me detaje, ku tha se në vitin 2020, pati 746 persona që u hetuan nga SPAK dhe në tremujorin e 2021 janë në hetim 246 persona. “Nuk mund të ndjekësh çdo çështje, por ajo që është e rëndësishme është që nga ato çështje që SPAK ka çuar në gjyq, kanë pasur sukses në 90% të rasteve”, tha ndër të tjera Kim.

Pjesë nga intervista në studio: 

Blendi Fevziu: Ambasadore, numrat janë numra, nuk po them gjë për numrat, por problemi është tek rastet konkrete, shembujt e mëdhenj që publiku nuk po i sheh ende. Le të themi, të mëdhenjtë, personat e rëndësishëm, personat me pushtet, këta nuk janë ende nën hetim.

Ambasadorja Kim: Shiko, nuk mund…

Blendi Fevziu: …sepse njerëzit, lidhur me reformën në drejtësi, kishin parasysh peshqit e mëdhenj, po përdor këtë term të vjetër, që do të hetoheshin. Megjithatë, deri tani, nuk kemi emra të mëdhenj, të fuqishëm nën hetim…

Ambasadorja Kim: Do të jem e drejtpërdrejtë siç jam zakonisht. Mendoj se jeni keqinformuar…

Blendi Fevziu: Pse?

Ambasadorja Kim: Dhe mendoj se po përsërisni diçka që është e rreme. Ka pasur çështje të mëdha që janë shpallur…

Blendi Fevziu: Për shembull?

Ambasadorja Kim: Dhe ju nuk flisni për to. Nuk do t’i përmend me emër sepse nuk dua të ndërhyj në çështje në vazhdim.

Blendi Fevziu: Raste të mëdha për të cilat nuk flet media?

Ambasadorja Kim: Po. Për shembull, verën e shkuar, u shpall një çështje e madhe, e cila përfshinte trafikun e drogës që ka një lidhje me median dhe biznesin. Ju nuk flisni për të dhe pastaj të gjithë pretendoni që nuk po ndodh asgjë. Ka prokurorë, ka mjekë, ka të tjerë që po hetohen. Tani, nëse më thua që askush nuk do ta besojë deri sa politikani më i madh apo, kushdo tjetër, të jetë në burg, mendoj që po injoroni faktet dhe vazhdoni  propagandën.Thjesht nuk është e vërtetë që nuk ka përparim. Në fakt, ka pasur përparim të jashtëzakonshëm. Pra, nuk mund të më thuash nga njëra anë që i pranon shifrat e mia, por nga ana tjetër nuk pranon të vërtetën për atë që po ju them.

Blendi Fevziu: Jo, jo, po flas për shembujt e mëdhenj…

Ambasadorja Kim: Pra, nëse do të isha si ju, do t’ju nxisja të kërkoni më shumë dhe të jeni më të guximshëm në raportimin e fakteve se kush nuk po hetohet dhe për çfarë. Mos pretendoni se nuk po ndodh asgjë sepse është shërbim i keq për popullin shqiptar.

Blendi Fevziu: Do të pyes zyrtarisht kreun e SPAK-ut dhe të shohim ç’do ndodhë.

Ambasadorja Kim: Ju lutem bëjeni.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në emisionin “Opinion”, Kim është shprehur se SHBA është e kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në vendin tonë.

Ambasadorja thotë se ODIHR kanë deklaruar se zgjedhjet ishin të rregullta, pavarësisht disa problemeve të cilat nuk cenuan procesin zgjedhor.

Më tej, diplomatja amerikane se ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës si dhe kryedemokratin, Lulzim Basha për zhvillimin e një fushate të fortë.

“Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.”-tha ambasadorja Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.