E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MSH jep të dhënat e 24 orëve për numrin e të infektuarve dhe personave që janë në intubim
Publik News

MSH jep të dhënat e 24 orëve për numrin e të infektuarve dhe personave që janë në intubim

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se numri i të infektuarve nga kryerja e 3093 testimeve është vetëm 23 qytetarë, një numër i vogël krahasuar javët e mëparshme.

Qyteti i Korçës ka numrin më të lartë të infektimeve me pesë persona, ndjekur nga Shkodra, ndërsa Tirana me popullsinë më të madhe në vend ka regjistruar vetëm një person të infektuar. Ndërkohë, në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (20 Maj 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 629
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,093

Testime totale 688,709
Raste pozitive 132,118
Raste të shëruara 127,869
Raste Aktive 1,809
Humbje jete 2,440

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1254
Korçë 136
Shkodër 106
Vlorë 53
Elbasan 48
Lezhë 46
Fier 44
Gjirokastër 42
Berat 42
Durrës 24
Kukës 13
Dibër 1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.