Vendos një penallti, Vllaznia mposht mes tensionit Partizanin në “Air Albania”
Është mbyllur me triumfin 0-1 të shkodranëve, supersfida e luajtur në “Air Albania” mes Partizanit dhe Vllaznisë. Vendosi goli i realizuar me 11-metërsh nga Herald Marku në minutën e 74-t.
eeces1FT: PARTIZANI-VLLAZNIA 0-1
Marku 74′ (p)
KOMENTI LIVE:
90+5′ Goditje dënimi për Partizanin nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Çinari, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.
90+1′ Ndëshkohet edhe Ardit Hoxhaj për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
84′ Bitri ndëshkohet me karton të verdhë.
83’ Mundohet që të reagojë Partizani, me disa harkime drejt zonës kundërshtare por mungojnë gjuajtjet drejt katërkëndorit.
79′ Da Silva ndëshkohet me karton të verdhë.
77′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Avdiaj vendin e tij e merr Dilaver.
76′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha e lojës Broja, vendin e tij e merr Kristi Kote.
74’ GOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Herald Marku realizon me 11-metërsh!
72’ Penallti për Vllaznisë! Pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Belica. Pas konsultimit me gjyqtarin e linjës Bajramaj, Enea Jorgji vendos të akordojnë 11 metërsh për shkodranët.
66′ Zëvendësim te Partizani, largohet Murataj, vendin e tij e merr Hasani.
65′ Provon edhe Idrizaj me një predhë nga distanca, por gjuajtja e mbrojtësit shkon ngjitur me shtyllën.
63’ Alban Hoxha shpëton skuadrën nga një tjetër rast i rrezikshëm. Gardiani ndal një tentavi të shkodranëve brenda zonës, duke mbajtur në lojë të kuqtë. Vendimtar kapiteni i kuq.
59′ Mundësi për Partizanin, me Valentino Muratajn që provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por jashtë kuadratit.
55’ Dominim i plotë i Partizaniti cili sulmon me forca të shumta në kërkim të golit, teksa Vllaznia është e tërhequr në pritje të goditjes me kundërsulm.
53′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.
51′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Hakaj i dëmtuar, vendin e tij e merr Hektor Idrizaj.
50′ Goditje dënimi për Vllazninë, provon Herald Marku, por topi ndalet nga futbollistët e Partizanit, që tregohen të vëmendshëm, duke kuptuar skemën.
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime nga trajnerët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



