E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj lajm i mirë për PD-në dhe opozitën
Publik News

Agron Shehaj lajm i mirë për PD-në dhe opozitën

Nga Naim Noka/

Agron Shehaj sfidon Bashën për kreun e PD-së. Ky është kryelajmi i ditës.  Nuk jam i bindur se në këtë pak kohë që ka në dispozicion do të mund të marrë kreun e PD-së.  Por shpallja  e kandidaturës nga Shehaj është lajm i mirë dhe shpresë për  PD dhe opozitën.

Shehaj është një prurje simpatike plot energji dhe që frymëzon. Nuk është pa peshë dhe fryt i kulisave dhe hatêrmbetjeve si grupi  ‘për PD-nê ‘apo rryma pa peshë  në demokracinë tipike të partive shqiptare jo vetëm të PD-së  por në të gjitha   partitë e kryetarëve që u ngjitet kolltuku pas të ndenjurave dhe me vulēn e partisë në xhep,bëjnë qejf duke mbretëruar me jesmenë e karrieristë të sëmurë.

Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike! Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë. Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri. Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime….

Nga mezashi i Agron Shehajt në shpalljen e kandidaturës për kreun e PD-së, ndryshe  nga  Fatbardh Kadilli, dhe Edit Harxhi apo Ibsen Elezi, kandidatura e Shehajt është serioze dhe përbën garē me Lulzim Bashën. Të kuptohemi,  Agron Shehaj rrit staturën e tij politike  dhe forcon pozitat e tij drejtuese por e ka thuajse të pamundur të  marrë drejtimin e PD-së  në  garën e pak ditëve pas humbjes dhe ende pa mbaruar procesi elektoral i zgjedhjeve të 25 prillit.

Pse Shehaj është kandidat serioz dhe dinjitoz para demokratëve?

E para sepse nga deputet i Vlorës e provoi që është i votuar me mbi 14 mijë vota personale në Tiranë.

E dyta duket se nuk është  pjesë e hatërmbetjeve për lista dhe  ka bërë një fushatë europianiste në zemër të Tiranës duke fituar edhe simpatinë e kundershtarit politik dhe  kandidatura e tij është e zhveshur nga akuzat për mëri personale dhe hatërmbetje. 

E treta në parlament Shehaj  ishte një nga deputetet me seriozë në artikulimin e skandaleve dhe korrupsionit siç ishte  tenderi  20 milionësh i unazës së re. Askush nuk do ta dinte se ky tender  u fitua me letra  fallco,  nga një i panjohur me kompaninë ‘DH Albania’ nëse nuk do ta zbulonte deputeti demokrat Agron Shehaj.

Artikulimi i tij i thjeshtë por bindës dhe mbi të gjitha një biznesmen i fuqishëm i pa ndikuar nga interesa apo lidhje tangent ose jo me oligarket e Tiranës.

Agron Shehaj e di mirē se duhet të shpalosë përballë Bashës një platformë bashkuese me të gjithë spektrin e pakënaqur dhe opozitar tē shoqërisē shqiptare, pasi  PD dhe opozita ndodhen nē një moment shoku elektoral dhe kanë nevojë për motivim, një frymë të re gare që i bashkon por duke bërë të qartë sesi do ta ringrejë PD dhe opozitën deri në zgjedhjet lokale  që mund të jenë afër në vartësi të vendimeve nga Gjykata Kushtetuese.

 Shehaj duhet të tregojë  se si përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, Ai dhe PD  do të ndërtojnë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.

Shehaj duhet të shprehë qartë  dhe pa ekuivoke se si do ta përballojē peshën e  tutelës së diplomacisë së ambasadorëve  që duan  Stabilokracinë dhe regjimin Rama në dëm të demokracisë dhe vendit. Agron Shehaj do duhet të bëjë të qartë ,a do t’i kërkojnë Partisë Demokratike të mbajë një qëndrim më të fortë në mbështetje të liderit historik duke marrë për vete zemërimin  mbështetësve demokratë dhe simpatizantët e Berishës, apo do të jetë as mish as peshk si Basha në lidhje me qendrimin ndaj shpalljes ‘non grata’ nga Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i mbështetur edhe nga Soreca sot në Korçë.

Rama dhe ambasadorja Kim

Si do të përballojë   sulmet e forta dhe me orkestrim  nga jashtë  nga  Departamenti Amerikan dhe diplomacia e interesave gjeostrategjike dhe partizane te regjimeve stabilizuese në dëm të demokracisë dhe prosperitetit të pak më shumē se gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet e 25 prillit.

Shehaj ndryshe nga Basha duhet të tregojë me platformē të qartë  krijimin e një fronti të gjërë opozitar  në një betejë  jo fort të lehtë kundër regjimit të Ramës  plus diktatit të ndërkombëtarëve, që e mbështesin hapur dhe  punojnë për regjimin e tij.

Agron Shehaj duhet  ti bëjë oponencë Lulzim  Bashës sesi mund të bashkojë rreth opozitës të gjithë zërat kritikë me qeverinë  duke filluar me spektrin e gjërë nga intelektualë, shoqëri civile, media dhe platforma sociale, studentë,  pse jo dhe kundërteshtarët e nje familje që janë shkëputur nga PD dhe krijuan parti të reja.  Tē kërkojë mbështetjen nga çdo faktor i vyer i shoqërisë duke i bindur natyrshëm  për t’i bashkuar në një front natyral opozite dhe të vendosur për ta patur në zgjedhje përballë Ramës dhe për  të mbrojtur  me çdo kusht demokracinë nga një koalicion  i Ramës me ambasadorokracinë stabilokrate  USA- EU  dhe okigarkët.

Procesi i ankimit ligjor të zgjedhjeve, ashtu si në  KAS do të mbyllet edhe në Kolegjin Zgjedhor  sepse dihet që nuk do të vendosin kundër regjimit dhe stabilokracisë Rama. Por a e ka fajin i vetëm  Berisha për 8 vitë qeverisje të Ramës?! Berisha dhe Rama thuajse kryesojnë si drejtues të vendit.

A nuk ka abuzuar Rama me fondet shtetërore?!

A nuk ka bërë të pasur lloj-lloj figurash të parëndësishme?

A mbetet Rama politikan i vetëm i tranzicionit?

 A mundet Shehaj të krijojë nje PD dhe opozitë ndryshe nga tranzicioni katrahurë i 30 viteve?

A mundet t’i tregojë Bashës përballë se investimi amerikan në Reformën në Drejtësi duhet njē qendrim  serioz dhe bashkëpunues  pasi vendi është pa gjykata akoma dhe pa institucione.?

A do ketë  një  chec-up të  detajuar mbi masakrën  e administratēs Rama në ekonominë tonë të raskapitur nga koncensionet dhe PPP-të private të Ramës?

Kush ështē strategjia  që ka PD dhe opozita për ligjin zgjedhor aktual që i dha një dorë në humbjen e 25 prillit bashkë me ndarjen e gabuar administrative?

Politikanët e katrahurës së tranzicionit  që dominuan duhet të largohen sa më parë duke filluar me Ramën. Agron Shehaj po jep ndihmesēn  e tij duke hedhur hapin e parë serioz  në karrierë  e tij polike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.