E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj njofton konferencë shtypi me gazetarët
Publik News

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj njofton konferencë shtypi me gazetarët

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, dhe një nga rivalët kryesorë për të marrë postin e kryetarit përballë Lulzim Bashës, Agron Shehaj ka paralajmëruar sot një konferencë me gazetarët, ku pritet të prezantojë dhe platformën e tij.

Shehaj e njofton konferencë përmes rrjeteve sociale, ku falenderon të gjithë ndjekësit e tij për mbështetjen që i kanë dhënë pas shpalljes së kandidaturës.

Shehaj: Të dashur miq. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Sot kam thirrur mediat për konferencë shtypi në orën 18.00. Ju ftoj të më ndiqni!

Përveç Shehajt në garën për kreun e PD-së është edhe Edith Harxhi, Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, ndërsa u përjashtuan nga Kryesia 5 kandidatura, përfshirë dhe ajo e Ibsen Elezit.

Ajo që ra në sy gjatë mbledhjes së Kryesisë ditën e djeshme, ishte sulmi që i bënë disa prej anëtarëve të Kryesisë Agron Shehajt, për të cilin thonë se është një person që i pëlqen lavdia në televizion. Kjo deklaratë është bërë nga Jorida Tabaku, një prej deputeve që është promovuar më së shumti nga Lulzim Basha, i cili e kandidoi të dytën në listën e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.