Zgjedhjet për kreun e PD/ Edit Harxhi: Kreu aktual do të përballet me një surprizë të madhe.
“Grupi për PD” në një konferencë për mediat ka theksuar qëndrimin e tij se Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen. Në fjalën e saj, kandidatja për kryetare Edit Harxhi paralajmëroi Lulzim Bashën se një ditë pas votimit, në 14 qershor do të përballet me një suprizë të madhe.
Grupi per PD-Imami-Nishani-Harxhi-Kulluri-Ibsen-elezi (4) Pavarësisht nëse fiton apo jo, Harxhi tha se “Grupi për PD” do të vazhdojë të jetë unik për të kërkuar reformimin e Partisë Demokratike. “Unë nuk i marr votën demokratëve, demokratët ma japin votën mua, sepse ata besojnë në vlerat. Ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 është slogani im. Sot do të nxjerr programin e plotë, pori jam e sigurt se demokratët do të ma besojnë votën, sepse ky është një fillim i ri dhe fundi i tranzicionti shqiptar.
Çfarë do që të ndodhë ky grup do të vazhdojë të kërkojë reformimin e thellë të PD. Ky grup do të jetë unik dhe do të punojë në çdo kohë. Unë jam e sigurt se nuk do të këtë nevojë, sepse në 14 qershor Lulzim Basha do të vihet përballë një surprize të madhe”, tha Harxhi. Ndërsa për raportin me Berishën, Harxhi u shpreh: Unë e kam shprehur qëndrimin tim dhe nuk dua ta përsëris. Kur kandidati bëhet kryetar qëndrimi i tij është i partisë. Marrëdhënia ime personale me zotin Berisha mbetet ajo që ka qenë gjithmonë.
QENDRIMI I BUJAR NISHANIT
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Bujar Nishani, i cili u shpreh se kërkesa për largimin e Lulzim Bashës do të vijë duke u rritur. “PD për të cilën ne jemi të shqetësuar dhe angazhuar është pjesë e një sistemi që na cek të gjithëve, por që ne nuk jemi dakord, kush më shumë e kush më pak. Ky sistem pas 25 prillit nuk pësoi asnjë cenim. Kjo do të thotë se papajtueshmëritë tona mbeten të njëjta. Duke qenë se ne jemi pjesë e këtij sistemi do të vazhdojmë betejën për PD, brenda PD në funksion të atyre proceseve që ne nuk pajtohemi me sistemin. Unë personalisht mendoj se pas zgjedhjeve kërkesa për largimin e tij do të vijë duke u rritur, sepse PD është pronë e anëtarësisë, por edhe e vlerë e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Bujar Nishani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



