Zidane merr vendimin përfundimtar, do të largohet nga drejtimi i Real Madrid
Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i Real Madrid. Francezi ka vendosur të mbyllë aventurën e dytë me madrilenët pas një sezoni tepër zhgënjyes ku nuk fitoi asnjë trofe. Gjithsesi Zidane arriti me Real Madrid të fitojë 3 Champions League dhe dy La Liga. Ende nuk ka njoftim zyrtar, por mediat e huaja bëjnë me dije se së shpejti Zidane do ia komunikojë vendimin Presidentit Florentino Perez dhe lojtarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



