E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruçi pret në takim ambasadorin e OSBE, Del Monaco: Do ju mbështesim të realizoni rekomandimet e raportit përfundimtar
Publik News

Ruçi pret në takim ambasadorin e OSBE, Del Monaco: Do ju mbështesim të realizoni rekomandimet e raportit përfundimtar

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në takim Shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën e mirë që Prezenca ka bërë ndër vite në mbështetje të reformave gjithëpërfshirëse të Shqipërisë dhe të axhendës për modernizimin e vendit, në përputhje me mandatin e Prezencës dhe nevojat e përparësitë e zhvillimit vendit. Në veçanti, Ruçi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Kuvendin për reformat në drejtësi, modernizimin e administratës publike, bashkëpunimin rajonal, barazinë gjinore, mbështetjen e të rinjve, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, siç është projekti PACEP, zbatues të të cilit janë Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI). Ambasadori Del Monaco e falenderoi Ruçin për mundësinë e takimit, dhe u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila ndër vite ka qenë ndër partnerët më të afërt të Kuvendit të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar, do të vijojë të mbetet një mbështetëse e fortë e institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në përpjekjet për të ndërtuar një demokraci funksionale. Gjithashtu, Ambasadori Del Monaco shprehu gatishmërinë që Prezenca e OSBE-së në Tiranë të mbështese institucionet shqiptare per realizimin e rekomandimeve që do të përmbajë raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.