E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 23-vjeçari që u vu në pranga për shitje droge
Publik News

Kush është 23-vjeçari që u vu në pranga për shitje droge

Në pranga u vu Kejvin Gjetja, i cili lëvizte me një automjet për të shpërndarë lëndën narkotike. “Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.