E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Presidentit Meta, Kuvendi vendos sot ditën e seancës
Publik News

Shkarkimi i Presidentit Meta, Kuvendi vendos sot ditën e seancës

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit do të mblidhet sot për caktimin e rendit të ditës së seancës së 10 qershor.

Me interes pritet nëse raporti i dalë nga komisioni hetimor parlamentarpër shkarkimin e Presidentit do të jetëapo jo për votim në këtë seancë. Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e komisionit ebënë të qartë se raporti do të dërgohet nëKuvend brenda afatit 7-ditor. Ky veprim sipas tyreu bë me qëllim që ai të jetë i disponueshëm për t’u përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen më të afërt të mundshme, që përkon me seancën plenare të datës 10 qershor.

Konferenca e Kryetarëve, e cila diskuton dhe përcakton çështjet e rendit të ditës, pritet të shqyrtojë dhe vendosë mbi kërkesën e kreut të komisionit hetimor parlamentar, socialistit AlketHyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore. Fundjava i shërbeu stafit të komisionit për të vendosur në dispozicion një material me të thjeshtuar, pasi raporti i plotë është mjaft voluminoz dhe kërkon kohë për t’u njohur me të. Përpos raportit, deputetët do të kenë një material të shkurtër, mbi gjetjet që komisioni hetimor i konsideron si fakte dhe prova ku kreu i shtetit ka shkelur rëndëKushtetutën.

Në rast se raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, kjo seancëdo t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President republike. Për të shkarkuar kreun e shtetit,maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

Nëse në 10 qershor Kuvendi voton pro shkarkimit të Presidentit Meta, përfundimisht është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo. Megjithatë, sot është radha e Konferencës sëKryetarëve të komisioneve parlamentare për datën se kur raporti për shkarkimin e Presidentit do të jetë në për votim në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.