E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Llalla: Ambasadorja e BE-së Vllahutin më kërkoi që të arrestoja Berishën
Publik News

Llalla: Ambasadorja e BE-së Vllahutin më kërkoi që të arrestoja Berishën

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë një deklaratë të fortë  dje në mbrëmje , ku deklaroi se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën.

Ai tregoi se Vlahutin i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte kërkuuar arrestimin e Berishës si mënyrën e vetme që Shqipëria të integrohej në Bahskimin Europian.

“Për Sali Berishën më është kërkuar që ta arrestoj, kurse Ilir Meta doli vetë publikisht. Në zyrën time erdhi ambasadorja e BE-së, Vlahutin, dhe kërkonte arrestimin e Berishës për të ndjekur modelin e Kroacisë. Diçka jo normale, pasi më dukej absurde. “Për integrimin e Shqipërisë në BE, ju duhet të fusni Berishën në burg. Kjo është mënyra e vetme dhe ti ke rastin të tregosh forcën tënde dhe të ndihmosh në integrimin e Shqipërisë”, më tha Vlahutin.

Vlahutin sapo doli nga zyra ime shkoi menjëherë në zyrën e Metës, i cili nga ana e tij kontaktoi me mua. Për Berishën nuk ka patur asnjë rast hetimi. Për Berishën më kërkoi arrestim vetëm Vlahutin dhe jo ambasadorja amerikane”, tha Llalla në Syri Tv.

Përsa i përket SPAK, ai tha se ky institucion është nën ndikimin e ambasadës amerikane, pasi edhe në procesin ndaj tij në seancat gjyqësore shkonin përfaqësues të ambasadës.

“SPAK është nën ndikimin e ambasadës amerikane. Seancat e mia gjyqëësore ndiqeshin nga përfaqësues të ambasadës. Gjyqtarja e mbante gjithmonë kontaktin e saj vizual nga një çift, nga të cilët dukej se merrte aprovimet”, u shpreh Llalla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.