Mashtrimet e Veliajt, lagjet e Tiranës 3 ditë pa ujë, UKT hesht
Premtimi për ujë 24 orë në kryeqytet duket se ka mbetur vetëm në videot ne rrjetet sociale dhe kasetat e gatshme që u dërgohen mediave. Prej tre ditësh lagje të ndryshme të Tiranës si ‘Ali Demi’, ‘Tirana e re’ apo zona pranë ‘Liqenit të thatë’, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Qytetarët konfirmojnë mungesën e ujit.
. Kjo deklaratë e Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj kur premton 24 orë ujë në ditë për banorët e kryeqytetit është bërë në 9 maj të 2020, teksa ai kishte 5 vite ne krye të bashkisë. Por cili është realiteti në terren një vit pas asaj deklaratë të Veliajt, atë e tregojnë qytetarët e Tiranës, të cilët prej 3 ditësh po përballen me mungesën e ujit në çezmat e tyre.
Ujësjellësi edhe pse shpenzon miliona lekë për zyrën e shtypit ku nuk mungojnë dhe personazhe të njohur të medias, nuk ka bërë asnjë komunikim lidhur me ndonjë avari të mundshme, e aq më pak paralajmërim për qytetarët për mungesën e ujit të pijshëm, në këto ditë të nxehta. Pavarësisht se faturat e ujit janë të fryra dhe u vijnë rregullisht, e njëjta gjë nuk ndodh me furnizimin me ujë, e këtë banorët e konfirmojnë qytetarët
Tirana është i pa pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin. Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar pak kohë më parë , se cilësia e ujit që furnizohet kryeqyteti është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit. Me një vendim të paprecedentë Gjykata ka ngarkuar shoqërinë civile të ‘mbikëqyrë’ shoqërinë shtetërore Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në masat që do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit.
Tre lagje pa ujē nē Tiranë pic.twitter.com/U8V4lkbKJf
— Publik.live (@publik_live) June 6, 2021
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



