E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tare hedh poshtë akuzat: Nuk kam lidhje me kompaninë e basteve
Publik News

Tare hedh poshtë akuzat: Nuk kam lidhje me kompaninë e basteve

Këto akuza burojnë nga një artikull i botuar nga “La Repubblica”, pas investikimit të emisionit “Report” në Rai 3, me titullin: “Futbolli, klanet dhe biznesi: hijet shqiptare të Tares së Lazios’’.

Së fundmi në mediat italiane është publikuar edhe reagimi i Igli Tares nëpërmjet avokatëve të tij që i ka mandatuar për çdo veprim juridik në mënyrë që të mos i cënohet figura: “Janë lajme false dhe absolutisht nuk kanë asnjë vërtetësi. Igli Tare nuk ishte i përfshirë në shoqërinë e basteve “Top Bast”, por as vëllai i tij nuk mban ndonjë interes të drejtpërdrejtë ose indirekt me kompaninë në fjalë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

KOMUNIKATA E PLOTË E LËSHUAR NËPËRMJET AVOKATIT: 

“Thjeshtë është një temë e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej akteve të hetimit, sipas të cilave ‘në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare’. Në mënyrë të ngjashme Igli Tare e deklaron veten të papërfshirë në operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje e klanit Martiradonna për të blerë këtë kompani bastesh.

Për shkak të pavlefshmërisë totale dhe pavërtetësisë së lajmit, Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri nëpërmjet emailit në përgjigje të një serie pyetjesh specifike të bëra nga Autieri si gazetar i stafit të gazetës.

Igli Tare rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime më të gjera juridike, për të cilat ai tashmë u ka dhënë drejtën avokatëve të tij, duke përfshirë në lidhje me profilet e mëtejshme të paligjshmërisë së objektit të lajmit”, thuhet në komunikatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.