FOTO/ Vrau gruan me sopatë dhe pastaj vari veten
Krimi i rëndë në familje ndodhi pasditen e kësaj të hëne në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.
Mësohet se Qemal Bici qëlloi për vdekje në banesë gruan e tij, Menturie Bici dhe më pas u vetëvar.
“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten”, tha policia.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



