Policia e Vlorës aksion për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit
Raportohet se blutë po kryejnë kontrolle në ambiente që frekuentohen nga persona me rrezikshmëri, rekorde kriminale apo që posedojnë armë.
Raportohet se deri më tani janë shoqëruar në Policinë e Vlorës dhjetëra persona. Aksioni blic është shtrirë deri më tani në tetë njësi biznesi.
Aksionet vijnë një ditë pasi RENEA dhe FNSH zbarkuan në Lungomare, ku shoqëruan dhjetë persona dhe arrestuan dy të tjerë, mes të cilëve Edison Begaj. Bëhej fjalë për persona me precedentë kriminalë në të kaluarën.
Një seri ekzekutimesh që lidhen më së shumti me prishjen e pazareve të drogës kanë ndodhur përgjatë muajve të fundit në qytetin bregdetar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



