E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja britanike i kthehet Ramës: Gënjen kur thua nuk ju kam ofenduar
Publik News

Gazetarja britanike i kthehet Ramës: Gënjen kur thua nuk ju kam ofenduar

Gazetarja britanike Alice Taylor e cila jeton në Shqipëri, foli për nismën e saj për dokumentin e etiketimeve fyese që kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë bërë në dy vitet e fundit, ku deri më tani janë dokumentuar 59 të tilla.

Gazetarja thote ne Syri Tv, se nuk eshte e vertete ajo qe thote Kryeministri Rama, i cili pretendon se nuk ka fyer gazetaret. Ajo madje shprehet se ka gjetur plot 59 ofendime qe Rama i ka bere gazetareve, nder te cilet, parazite, kokeboshe, qener.

Pjese nga fjala e Taylor

Unë kam punuar edhe në vende të tjera si gazetare kam parë gjëra të ngjashme, fushata të ngjashme të ndërrmara ndaj gazetarëve nga persona që kontrollohen nga politikanët.

Unë kam privilegjin sepse jam britanike dhe kam mundur të vlerësoj se situata që duhet ta durojnë disa gazetarë shqiptarë për shkak të pasojë dhe unë i kuptoj ata.

Por unë doja të tregoja që nuk keni pse i duroni këto sjellje dhe ka plot organizata të tjera që mund tju ndihmojnë.

Mendoj se ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje dhe ka një kujtesë të keqe sepse dy vitet e fundit kam hartuar një listë të 59 fyerjeve që janë përdorur drejtëpërdrejt ndaj gazetarëve.

Dhe këtu mund të kujtoj disa: Parazitë, antiqeveritarë, armiq të shtetit, të shpifur, thashethemexhinj, kokëbosh, plot deklarata seksiste, i ka quajtuar gazetarët kokëbosh, qenër, helmues.

Të mos harrojmë edhe sulmet ligjore të organizuara nga qeveria e tij kundër punonjësve të medias. Apo edhe ligjin antishpifje

Megjithëse ai thotë që nuk kam fyer kurrë gazetarët, ai është duke gënjyer dhe ka plot prova që e vërtetojnë atë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.