E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Piloti 32-vjeçar zbulon të tjera detaje nga krimi i rëndë: Vrava qenin për ta bërë më të besueshme ngjarjen
Publik News

Piloti 32-vjeçar zbulon të tjera detaje nga krimi i rëndë: Vrava qenin për ta bërë më të besueshme ngjarjen

 

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer se në një moment kishte menduar ta zhdukte trupin e bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline, duke shtuar se i druhej faktit se vajza e tyre e vogël do të mbetej vetëm.

Autori i krimit të tmerrshëm kërkon falje për vrasjen duke e konsideruar si të pajustifikueshme.

“Një ndjesë të madhe për njerëzit që kam lënduar. E di që ka pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet. Sjellja e saj ndryshoi me lindjen e fëmijës. Ajo u bë agresive”, tha Babis Anagnostopulos. Sipas dëshmisë së tij natën e vrasjes Caroline i kishte thënë: “Mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Ndërsa rrëfen momentin e vrasjes, 32-vjeçar tregon: “I thashë të ngjitej lart, duhet flinte. Po e shtrëngoja fort që të më dëgjonte, por po dridhej. Pastaj i vendosa jastëkun. Po dridhej derisa në një moment ndaloi. U përpoqa më kot ta zgjoj”.

Babis Anagnostopulos u shpreh se mendoi të vriste qenin për ta bërë më të besueshëm skenarin e një grabitjeje.

Piloti vrasës
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.