E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiro Iljadhi sapo kishte hapur biznesin e ri në Ksamil
Publik News

Spiro Iljadhi sapo kishte hapur biznesin e ri në Ksamil

Biznesmeni 35-vjeçar, Spiro Iljadhii cili u qëllua mëngjesin e sotëm me 20 plumba është pronar i një prej lokaleve më të njohura dhe më të frekuentuara në Sarandë “Bar Orange”. Nga një vëzhgim në faqen e lokalit në rrjete sociale bie në sy numri i lartë i personave që e frekuentojnë dhe të ftuarit specialë të cilët janë disa prej këngëtarëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për reperët Ledri Vula, Majk, por edhe këngëtari Gena.

Gjithashtu, Report mëson se Spiro Iljadhi disa ditë më parë kishte hapur një degë të lokalit në Ksamil të quajtur “Orange Pizza & Grill Lounge”. Në inagurmin e lokalit bëhet me dije se kanë qenë shumë vipa shqiptarë. Kujtojmë se për atentatin ndaj Iljadhit janë shpallur në kerkim tre shtetas nga Tepelena. Ata janë shtetasit: Andrea Caushi 35 vjeç, Visi Caushi 33 vjeç (vëllezër) dhe Redjan Hadëri 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.