Manjani shpërthen kundër Qeverisë: Ç’lidhje ka refuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë?
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjanj ka shpërthyer përmes një statusi në Facebook, kundër pjesëtarëve të Qeverisë që përpiqen të përdorin shpalljen “Non Grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga SHBA, me kulturën e pandeshkuemërisë.
Manjani shkruan në rrjetin social:
Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!
Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.
Dmth cikli (a)llogjik i hirit në sy është ky:
Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…
Jo keq, me thënë të drejtën!
Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



